Skënder Gega ka folur pas barazimit 1-1 kundër Kastriotit. Trajneri i Partizanit foli pas takimit, teksa u shpreh i kënaqur disi për këtë pikë me mjaft vlerë kundër krutanëve. Për mikrofonin e Supersport, “timonieri” i të kuqve deklaroi:
“Po në fund jam i kënaqur me një pikë. Një fushë skandaloze përsa i përket cilësisë që na pengoi në lojën tonë. Sportdashësit sot u sollën mirë dhe e rëndësishme është që dolëm pa humbje.
Kjo ndeshje i pati të gjitha tensionet, raste e diskutueshme ishin dhe nuk mund të komentoi vendimet e arbitrit. Kishim mungesa sot dhe në ndeshjen tjetër do të kemi mungesa të rëndësishme dhe shpresojë që të shkojë mirë.
Unë personalisht dhe drejtori gjithashtu, jemi takuar me presidentin Demin dhe jemi munduar t’i mbajmë lojtarët në ritëm. Të jemi një shembull i mirë duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe t’i vlerësojmë.
Ka dashamirës që e bëjnë festën përpara, ka njerëz që e kanë ëndërr. Të gjithë kemi ëndrrat tona. Kur të vijë momenti do t’i shohim ato.
Pikësëpari është fusha ajo që s’të le me performuar. Jemi stërvitur në një kompleks me kushte të mira. Është e vështirë, pavarësisht se kemi 25 lojtarë. Jam i kënaqur me Atandën dhe super i kënaqur me Kalarin që luajti si i djathtë edhe pse është i majtë. Do të mundohem të zgjedh më të mirët me Laçin.
Për sa i përket asisteve, Tiranës dhe Luftëtarit, ne donim t’i jepnim asist vetes sonë. Personalisht doja 3 pikë për të qenë më të qetë. Tirana na ka dhënë një shans duke mundur rivalin direkt. Ndonjëherë kur luan mirë kundër kundërshtarit direkt, kështu funksionon, është si një rreth. Kush përfiton nga fitoret tona, është diçka që s’na takon ne.
Për sa i përket Rexhepit, i tërhoqa vëmendjen që në pjesën e parë. Mirëpo në të qindtat e sekondës ndodh gjithçka. Mos të flasim për arbitrimin sepse kishte gjëra që mund të rregulloheshin për çdo gjë. Po dhe ai do mësojë edhe pse ka ardhur nga një vend i sigurtë. Ndoshta kartoni i dytë mund të evitohej nga arbitri. Këta janë kompetentë, këta vendosin fatin e lojtarëve dhe duhet t’i respektojmë”, përfundoi ai.