Ilir Gjyla ka folur pas humbjes 1-3 kundër Laçit . Trajneri i Lushnjës deklaroi:
“Ne për të qenë të sinqertë, kemi disa lojtarë të rinj që po promovojmë. Goli i parë vjen nga gabimi trashanik i mbrojtësve. Kishim mundësi për të shënuar. Luajtëm mirë. Unë mendoj që është mungesë përqëndrimi. Unë e kam thënë edhe më përpara, dua 50 përqind të këtyre lojtarëve. Kemi edhe disa lojtarë që kemi pasur në stol si shkak i dëmtimeve. Jemi munduar t’i sajojmë futbollistët. Përveç gabimeve, kemi ndryshuar lojtarë. Nga ndeshja në ndeshje të lëvizësh, nuk mund t’i puqësh dot 3 palë.
Me këto probleme që ka kaluar Lushnja, unë mendoj se sot kishte një anë tjetër. Nuk mund të them që fitoren ia dha arbitri Laçit. Mua penalltia më duket e diskutueshme. Disa gjëra duhen ndarë. Ata që duan t’i bien pianos, t’i bien panos, mos të merren me futbollin.
Laçi le ta marrë si të dojë Lushnjën, por nuk duhet harruar që ne jemi aktorë në lojë. Nuk dua t’i hy më thellë, por janë një sërë faktorësh që humbin ndeshjen”, përfundoi ai.