Peter Pacult ka dalë në konferencë për mediat një ditë para ndeshjes me Laçin. Trajneri i Kukësi fillimisht ka komentuar eliminimin nga Kupa teksa u shpreh: “Do filloj që në dy ndeshjet me Laçin nuk pësuam ndonjë disfatë, humbja edhi përballë një konkureti të fortë. Për mua personalisht nuk duhet të shikojmë më morapa, duhet të shkikojmë ndeshjet që vijnë më pas për të mbajtur vendin e dytë“.
I pyetur nga gazetarët nëse ky sezon rezulton i dështuar sipas teknikut, ai është shprehur: “Unë kam ardhur kur skuadra ka qenë në vendin e katër. Kemi qenë tre pikë tre pikë pas Flamurtarit, po ashtu mbrapa Kamzës dhe Luftëtarit, nuk kam çfarë them më tepër. Ndaj Laçit do mundohemi të fitojmë të marrim pikët, në përballjet e para kemi bërë një punë të mirë. Ata janë në tabelë aty ku janë, të gjithë e dinë që në shtëpi luajnë fort. Besoj së për të gjithë ekipet është e vështirë të fitosh në Laç, ashtu sikurse dhe për ne nesër. Duhet respektuar çdo kundërshtar për atë çfarë ka bërë. Në futboll nuk duhet të funksionojë që tre ditë para ndeshjes të flasësh me superlativa, më pas të thuash diçka tjetër“.
Lidhur me mungesat, Pacult është shprehur: “Edhe në ndeshjen e parë patëm dy mungesa të rëndësishme që ndikuan në rezultat. Sot, në seancën e fundit stërvitore do shikojmë kë do kemi në dispozicion për të vendosur më pas në dispozicion“.
I pyetur për Gurin dhe një largim të mundshëm të sulmuesit për turet europiane, Pacult ka thënë: “Të them të drejtën është një gjë që do mund të ndodhë në të ardhmen. Do të duhet të presim për të kuptuar se çfarë do ndodhë. Guri ka bërë paraqitje të mirë dhe shumë gola, këtë e kanë kofirmuar dhe interesimet e shumta. Ne të gjithë si klub duhet të jemi të lumtur që Guri ka këtë ecuri. Që në janar ne po luajme me vetëm një sulmues. Kjo gjë mua personalisht më ndodh për herë të parë. Duhet të themi që jemi me fat që kemi Gurin. Shyqyr Zotit që Guri ka një ecuri të tillë.
Nëse e barazon është sikurse Messi dhe Ronaldo pasi shënon në çdo ndeshje. Ndoshta u nënvlerësua gjatë kohës që ishte Bakaj, por duhet thënë që Bakaj ka qenë një tjetër lojtar cilësor. Ekipi jonë ka një kompliment nga ana ime për mënyrën se si i kanë çur gjërat, pasi largimin e Bakajt e kanë kompesuar dhe reagimi i tyre është për tu përshëndetur. Them se jemi mirë pasi kemi 9 pikë diferencë nga vendi i dytë“, ka thënë ndër të tjera Peter Pacult në konferencën për shtyp dhënë një ditë para ndeshjes.