Menjëherë pas ndeshjes ka folur për mediat trajneri i Kukësit Armando Cungu. Tekniku shkodran në prnoncimin për Supersport u shfaq mjaft i kënaqur me lojën e skuadrës, duke u shprehur se ekipi gaboi shumë pak dhe kontrolloi pjesën më të madhe të lojës. Ndërkohë që i pyetur për derbin, trajneri Cungu tha vetëm se e rëndësishme është të shohim një ndeshje të bukur dhe korrekte nga ana e tifozëve.
“Jam shumë i kënaqur për pikët dhe lojën. E merituam fitoren dhe e dominuam pjesën më të madhe të lojës. Ramë pak rreth minutë së 70-të. Komplimente djemve për karakterin dhe lojën. Rexhinaldo e bëri shumë mirë punën e tij dhe meriton shumë komplimenta. Ishim si ekip në nivelin e duhur. Tashmë edhe në aspektin psikologjik jemi në nivel të lartë dhe mes pretendëve. Kur je në avantazh dhe kontrollon dhe lojën minutat e fundit bëhen pak dramatike pasi mund të bie poshtë gjithë mundi për një gabim të vogël. Nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e tjera të krijuara. E rëndësishme është që shkojmë deri te goli rrjedhshëm, por mungon qetësia për të shënuar gola. Është herët për të bërë llogari në tabelë, për derbin është e rëndësishme që tifozët të shohin një ndeshje të bukur. Jemi me fat që kemi një qytet me dy ekipe, por tifozët duhet të tregojnë qytetari. Është shumë e vështirë të luash pa tifoza si një situatë morti”, ishin fjalët e trajnerit Cungu.