Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka dhënë një intervistë për “Nemzetisport”, ku ka analizuar rast pas rasti të gjitha përfaqësueset e Botërorit “Rusi 2018”. Tekniku kuqezi i thotë të gjitha: Nga Rusia e deri te Italia që nuk ishte pjesë e këtij kompeticioni.
Rusia: Nuk e prisja që Rusia të shkonte kaq larg. Gjithçka mund të them është se kjo meritë i takon trajnerit Çerçezov. Të gjithë kanë punuar shumë për të arritur deri këtu. Mos harroni se Kapelo e dërgoi ekipin në Brazil, pas mungesave në Gjermani dhe Afrikën e Jugut. Rusia është e avantazhuar pasi ka mbështetje të madhe.
Mentaliteti shqiptar: Për shqiptarët futbolli është gjithçka, maksimumi. Njerëzit e ndjejnë shumë kombëtare dhe unë kam përgjegjësi për këtë. Tani duhet të mendojmë për europianin e 2020.
Xhaka-Shaqiri: Nuk dua të flas për këtë çështje
Humbja me Kosovën: Nuk ishte moment i mirë pasi humbëm 3-0. Na mungonin 8 lojtarë. Mund të them se atmosfera ishte e mirë, vëllazërore dhe shumë miqësore. Fatkeqësisht presidenti Vokrri ndërroi jetë pas asaj miqësoreje në qershor.
Kroacia: Sekreti është e puna me moshat. Ata kërkojnë gjithëmonë futbollist të rinj. Ka qëlluar një brez i mirë dhe për këtë janë me fat. Modriç te Reali, Rakitiç te Barcelona, Mandzukiç te Juventus, kjo është listë e mahnitshme.

Italia: Është qetësi e madhe në vend. Tani që ka ardhur Mançini është rikthyer besimi, dhe opinoni publik beson se do të rikthehemi aty ku na takon. Roberto ishte një zgjedhje e mirë. Ai është përsoni i duhur për të bashkuar dhe ndërtuar skuadrën.