Diego Simeone ka folur për fituesin e Topit të Artë, Luka Modriç. Trajneri i Atletiko Madrid ka uruar kroatin për suksesin, megjithatë e ka thënë hapur që Griezman ose Varane duhej të ishin përzgjedhur për këtë çmim prestigjoz. Për mediet e huaja, ai ka theksuar:
“Të luash për Atleticon e bën më të vështirë sesa kur luan për klubet tjera, sepse ne kemi histori pune, të bërjes së përpjekjeve të dyfishta për t’iu ofruar më shumë gjërave të rëndësishme.
Siç e ka thënë edhe Griezmann, ai është i lumtur për atë që ndodhi këtë vit. Ai është kampion bote, gjë që është shumë e vështirë.
Të gjithë mund ta zgjedhin atë që mendojnë se është i duhuri. Ne e urojmë Modricin, ai pati sezon shumë të mirë. Për mua, më të mirët ishin Griezmann dhe Varane”, deklaroi ai.