Partizani do të luajë në Europa League kundër Mariborit, ndërkohë të kuqtë po përgatiten nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Prej ditësh, 15-herë kampionët e vendit janë zhvendosur në Ohër, teksa po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore.
Ditën e shtunë, tekniku i Partizanit ka bërë një ndeshje kontrolli duke e ndarë skuadrën në dy grupe. Ajo që ra në sy ishte grupi i lojtarëve që Gega la veçmas duke krijuar idenë e ekipit titullar. Me gjasë në takimin e parë kundër Mariborit që do të luhet në datën 12 korrik, Partizani do të luajë me këtë formacion që është përdorur edhe në takimin e kontrollit.
Formacioni i mundshëm:
Hoxha
Ibrahimi – Gojkoviç – Belica – Trashi
Hila – Mala – Telushi
Asani – Abdurrahimi
Progni
Gjatë ndeshjes, Abdurrahimi ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe trajneri Gega e ka zëvendësuar me Jurgen Bardhi. Në sy bie vetëm përfshirja e Ardit Hilës në formacion, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjtë si sezonin e shkuar. /Newsport.al/