Sot, Partizani do të luajë në transfertë kundër Tërbunit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa trajneri Skënder Gega ka projektuar formacionin anti-pukian. Me interes pritet të shihet nëse shkodrani do të hedhë në fushë sulmuesin e Kombëtares së Shpresave, Erald Çinarin.
Ky ishte një ndër afrimet e fundit të të kuqve dhe sot pritet të debutojë me fanelën e Partizanit. Cilësitë e shkodranit në fushën e blertë janë të padiskutueshme, ndaj në sezonin e ri pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në objektivat e 15-herë kampionëve të Shqipërisë.