Ka përfunduar në “Selman Stërmasi” çerekfinalja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Tirana ka arritur një paraqitje mjaft të mirë dhe ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Kukësit.
Trajneri Gjoka ka folur për ndeshjen e sotme duke fajësuar disi vijën e mbrojtjes dhe në një intervistë për mikrofonin e Supersport ai është shprehur se :
“Tirana ka marrë një fitore të merituar me lojën dhe rastet e krijuara. Në pjesën e parë pësuam dy gola dhe duhet theksuar se goli i dytë mund të ishte evituar. Në pjesën e dytë arritëm të ndryshojmë ritmin dhe të gjejmë rjetën duke ngushtuar shifrat. Shkojmë në ndeshjen e radhës më të qetë pas golit të shënuar pasi në shtëpi do të na duhet të shënojmë vetëm një gol dhe të marrim kualifikimin. Ne jemi duke ecur me të dy objektivat si në kampionat dhe në kupë dhe besojmë se do arrijmë ti përmbushim objektivat|, ka përfunduar Gjoka.