Pas skualifikimi, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, ka thënë fjalën e tij, duke u bërë “gjyqin” lojtarëve të tij dhe uruar Skënderbeun për kualifikimin në fazën e grupeve në Eruopa League. Ai është munduar të heqe fajin nga vetja, duke thënë se kroatët nuk kishin energji dhe se në këtë mënyrë nuk mund të kishte një kualifikim përballë një ekipi si Skënderbeu që sipas tij, ndjenë më shumë në zemër dhe u treguan luftarak në 180′ minutat e lujtura duke merituar kualifkimin.
“Do të jem i sinqertë, ekipi që e ndjeu më shumë në zemër dhe luftarak në këto 180 minuta u kualifikua dhe unë i përgëzoj për këtë. Është shumë pak të luash vetëm 45 minuta në këto ndeshje dhe të synosh kështu kualifikimin në Ligën e Europës. Na ndodhi në të dy pjesët e para, nuk ia dolëm mbanë përballë një kundërshtari agresiv, kemi bërë shumë gabime, ishim shumë statikë, nuk lëviznim pa top, as fitonim duele. Në pjesën e dytë ne ishim më të shpejtë dhe luanim më thjeshtë. Krijuam 3-4 mundësi shënimi, por nuk dërguam topin në rrjetë. Nuk dua të gjykoj askënd, por në disa situata gjyqtari ishte nën trysni. Jemi jashtë Europës pas 11 vitesh por duhet të mbajmë kokën lart. Pas 90 minutave pa energji dhe përqendrim nuk mund të presësh sukses. Unë jap më të mirën time, por nëse kjo nuk mjafton, nuk është faji im”, tha Cvitanoviç pas ndeshjes.