Në kuadër të merkatos së verës dhe konturimit në prag të sezonit të ri futbollistik, ekipi i Shkumbinit, mbetet në pritje të një verdikti që mundet të japin tekniku Sokol Branica dhe drejtuesit peqinas për dy lojtarët brazilianë të cilët janë në provë te Shkumbini që prej tre ditësh.
Mbrojtësi 24 vjeçar Diego Bahia ka ardhur nga ekipi Luverdense në kampionatin brazilian dhe luan në krahun e majtë. Ndërsa mesfushori Leandro 25 vjeçar luan në rolin e një mesfushori dhe vjen nga ekipi Pallmas Regatas.
Lojtarët janë aktivizuar në ndeshjen miqësore ndaj Erzenit dhe paraqitja e tyre ka dhënë një impakt fillestar pozitiv. Vetë trajneri Branica është shprehur se lojtarët do të duhen të jenë edhe këtë javë në seancat stërvitore si dhe në një ndeshje miqësore tjetër dhe pas kësaj do të duhet të vijë edhe fjala e teknikut për ta. Por, kjo nuk do të jetë fjala e vetme pasi do të duhen edhe bisedimet financiare për të përcaktuar nëse lojtarët dobët vazhdojnë të jenë pjesë e Shkumbinit në sezonin e ardhshëm.