Federata e Futbollit e Kosovës kërkon zëvendësimin e trajnerit Albert Bunjaki, me një boshnjak, Safet Susiç, por diçka e tillë mesa duket nuk do të realizohet. Vetë Susiç ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Kosovës.
“Nuk ka asgjë të vërtetë që unë do të marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka pasur negociata dhe askush nuk më ka kontaktuar për të më pyetur nëse isha i interesuar. Nuk më pëlqen të flas mbi hipoteza, por unë nuk do të pranoja kurrë të drejtoja një kombëtare që nuk ka ambicie të qarta për t’u kualifikuar në një Kampionat Europian apo Kupë Bote”, tha Susiç në një deklaratë për mediat.