Bayern Munchen e ka marrë veten nga fillimi i dobët i sezonit dhe tashmë rekordmenët gjermanë janë kthyer në ekipin e frikshëm që njohin të gjithë. Një meritë të veçantë në këtë rikthim të fuqishëm të bavarezëve ka edhe James Rodriguez. Kolumbiani ka gjetur veteveten në Mynih dhe për këtë vlerësohet edhe nga trajneri Heynckees.
Trajneri gjerman tha: “James po luan shumë mirë dhe në nivele shumë të larta. Ai është një dhuratë nga Zoti për Bayernin. Mendoj se për momentin është lojtari më i rëndësishëm i Bayernit dhe uroj që ta ruajë këtë ritëm deri në fund të sezonit”.