Në prag të ndeshjes me Sportingun e Lisbonës në Europa League, gjatë konferencës për shtyp, Simeone ka komentuar edhe për “shuplakën” që Barcelona mori në Olimpico. Për teknikun e Atletico Madrid, kualifikimi i Romës nuk është aspak një rezultat surprizë, sepse sipas tij këto janë ndeshje që vendosen nga momente te vecanta.
“Ne profesionistët e dimë që këto gjëra janë të mundura. Gjatë një ndeshje ka momente të caktuara që mund të përcaktojnë kualifikimin, në vecanti përballë skuadrave të mëdha në cerekfinale ose në gjysmëfinale”, shprehet trajneri argjentinas.
Atletico luan sonte sfidën e dytë cerekfinale në Lisbonë, ndërsa të parën e fitoi me rezultatin e pastër 2-0 në Madrid.