Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë sot. Futbollisti Federico Zini, ka vrarë të dashurën e tij dhe më pas veten.
Zini, 24 vjeçar aktivizohej me ekipin e Tuttocuoio në Seria D. Futbollisti kishte shkuar te shtëpia e të dashurës së tij, Elisa Amato në Prato dhe kishte debatuar me të.
Pas disa minutash, fqinjët dëgjuan për të shtëna dhe lajmëruar policinë. Çifti u gjet në makinë pranë qendrës sportive në San Minato, afër Pisa.