Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali. Zbuluesi i talenteve të Interit, Pierluigi Casiraghi ka ndërruar jetë.
Casiraghi ishte një person shumë i rëndësishëm për familjen ziklatër. Ai kishte zbuluar talente si Balotelli, Coutinho, Pogba dhe Lukaku.
Skuadra e Interit ka reaguar për vdekjen e Casiraghit në faqen zyrtare, ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Casiraghi ndërroi jetë për shkaqe natyrale.