Amerika, vendi i mundësive të mëdha, prej kohësh ka patur probleme me numrin e vrasjeve në vend. Së fundmi, në Oklahoma City një lojtar i futbollit amerikan është qëlluar me armë.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Collis Walker, mbrojtës i skuadrës së UCO Bronchos në Oklahoma. Në raportin e policisë thuhet se futbollisti u gjet në një makinë dhe se në momentin që forcat e policisë e gjetën ai kishte ndërruar jetë. Aktualisht nuk ka asnjë të arrestuar dhe policia po heton mbi ngjarjen, shkruajnë mediat e huaja.