Ditën e sotme futbolli kombëtar shqiptar ka pësuar një tronditje, teksa është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur, Miftar Ajazi. Ajazi ndërroi jetë për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Podujevë.
Ajazi ka lënë gjurmë në futbollin e Kosovës, teka ka patur një karrierë të pasur me ekipin e Llapit. Ai ishte dhë vëllai i trajnerit të njohur, Emin Ajvazi. Për vdekjen e ish-futbollistit kanë shprehur ngushëllimet figura të shquara të futbollit shqiptar, si dhe Federata e Kosovës.