Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero ndihet i prekur thellë nga tragjedia e djeshme e shembjes së urës Morandi në Genoa, ku humbën jetën 35 veta.
Duke qenë se Sampdoria është skuadër që përfaqëson qytetin e Genoas, kreu i klubit ka kërkuar që takimi i parë i sezonit me Fiorentinën në Serinë A të shtyhet në respekt të jetëve të humbura nga shembja e urës.
“Sot Genoa ime është e lënduar. Kërkoj shtyrjen e ndeshjes me Fiorentinën. Është një dhimbje që nuk mund të komentohet dot”, deklaron Ferrero për “Adnkronos”.
Kujtojmë që Federata Italiane e Futbollit njoftoi dje se do të lejohej mbajtja e një minutë heshtje në të gjitha aktivitetet sportive italiane gjatë fundjavës në respekt të viktimave të Genoas.