Nëse ka një ekip që është ekspert i kupës së Shqipërisë, ai është Laçi. Kurbinasit në 6 sezonet e fundit e kanë fituar 2 herë këtë kompeticion dhe 1 herë kanë qenë në finale. Sezonet 2012-2013 dhe 2014-15 kanë parë si fitues pikërisht bardhezinjtë ndërsa në sezonin 2015-16 ata kanë humbur në finale kundër Kukësit me penallti.
Pikërisht këtë traditë pozitive duan të vazhdojnë edhe ditën e nesërme ekipi i drejtuar nga Mezani ku në finalen e kupës do jenë përballë Skënderbeut. Një sfidë për të mos u humbur që do i vëjë ‘kapakun’ një sezoni të gjatë, të lodhshëm, por edhe të mbushur me polemika në futbollin tonë.