Roma dhe Daniele De Rossi kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, me kampionin e botës në vitin 2006 që tashmë pritet që zyrtarisht të përfitojë të njëjtat pozita si legjenda Francesko Totti.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane sipas të cilave kontrata e re pritet të jetë përfundimtare, me De Rossin që do të vulosë zyrtarisht mbylljen e karrierës te kryeqytetasit. 35-vjeçari konsiderohet si shtylla e ekipit, dhe që prej tërheqjes së Tottit është kapiteni absolut i Romës.