Para pak minutash ka përfunduar derbi i Torinos mes Torinos dhe Juventusit. Sfida ka përfunduar me rezultatin, 0-1, për bardhezinjtë. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Cristiano Ronaldo, me penallti në minutën e 70-të, të takimit.
Penalltinë e fitoi, Mandzukic duke u rrëzuar nga portieri. Vlen për t’u theksuar fakti se Masimiliano Allegri nuk ka kryer asnjë zëvendësim. Kështu Torino “ngjyroset” bardhezi nga kjo fitore e “Zonjës së Vjetër”. Tashmë Juventus ka 46 pikë, 11 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë.