Skuadra e Tiranës në basketboll do të luajë nesër kundër Levskit të Sofies, në Bullgari, në ndeshjen e vlefshme për Balkan League. Por, ekipi bardheblu duhet të kalojë disa vështirësi, para se të ndeshet me kundërshtarët.
Lojtarëve u duhet të udhëtojnë me autobus, për 15 orë, nga Tirana në Sofie, pasi nuk kanë mundësi transporti tjetër.
Bardheblutë janë nisur sot në orët e para të mëngjesit drejt Sofies, ndërsa nesër mbasdite do të ndeshen me Levskin. Duke parë vetë lodhjen nga rruga, duket e vështirë që bardheblutë të korrin një rezultat pozitiv.