Momente të tmerrshme për ish-kampionin e botës Valentino Rossi gjatë stërvitjes së ”Motocross”.
”Legjenda” e Moto Gp u rrëzua nga motorri dhe ka thyer këmbën e djathtë në dy vende, duke i dhënë lamtumirën Botërorit, ku renditej në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm, me 26 pikë më pak sesa kryesuesi Andrea Dovizioso.
Bëhet fjalë për këmbën e djathtë, atë që Rossi e dëmtoi edhe në vitin 2010 në Muxhelo.
Rossi e praktikon ”Motocrossin” me motorrat e njohur si ”karkalec”, thjesht për hobi ndërsa garon në kompeticionin tjetër, atë të ”Moto Gp”.