Kastrioti vazhdon me reaultatet pozitive në ndeshjet miqësore. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli pasi dy barazimeve me Teutën dhe Kamzën merr një tjetër rezultat pozitiv. Në ndeshjen e sotme përballë skuadrës së Kategorisë së Parë Egnatias , e mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të krutanve.
Goli për vëndasit u shënuar nga Shehi në minutën e 17′ dhe rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Një paraqitje pozitive për Kastriotin që nën drejtimin e Devollit ka ndryshuar fytyrë. Ngelet për tu parë në ndeshjet në kampionatit pasi krutanët ndodhen në fundin e tabelës së renditjes.