Mbrëmjen e sotme është luajtur një ndër ndeshjet e javës së 20-të të Serie A. Cagliari ka pritur në shtëpi Empolin, sfidë që përfundoi 2-2. Vendasit kaluant të parët në avantazh, por skuadra ku bën pjesë edhe lojtari i Kombëtares, Federik Veseli ka reaguar shumë mirë, duke e përmbysur rezultatin në pjesëne dytë.
Megjithatë, atëherë kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, vendasit në minutën e 91 kanë befasuar për të gjetur golin e radhës dhe sfida është mbyllur në shifrat 2-2. Me këtë barazim, Empoli mbetet në vendin e 17-të me 17 pikë, kurse Caglari në vendin e 13-të me 21 pikë.