Ivan Jakovljeviç i është nënshtruar një operacioni në gju pak orë më parë, ndërhyrje e cila ka përfunduar me sukses, ndërkohë që do të duhet të kalojnë pak ditë që 28-vjeçari të marrë veten dhe të rikthehet për të ndihmuar ekipin në Europë.
Ndërhyrja ka qenë e pashmangeshme, ndërkohë që vendimi për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje është marrë pas pëfundimit të kampionatit, në mënyrë që të ketë kohë për rikuperim.
Sigurisht që lajmi i mirë për përfundimin me sukses të operacionit ka gëzuar tej mase drejtuesit e klubit dhe tifozët, pasi ishte gëzimi i radhës pas arritjes historike për ekipin gjirokastrit që ka të bëjë me pjesmarrjen në Europë. /NEWSPORT.AL/