Tirana dhe Kukësi përballen sonte në mbrëmje në orën 19:00 në “Selman Stermasi”, ndeshje e vlefshme për javën e 30 të Superiores.
Në lidhje me këtë takim, trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka kërkon patjetër fitoren, duke mbajtur më të sigurt vendin e 2-të, sepse Flamurtari është vetëm 1 pikë pas.
Ky është formacioni i mundshëm i verilindorëve përballë bardhebluve:
Kukësi: Frashëri, Melo, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Rroca, Musolli, Çyrbja, Ethemi, Reginaldo, Shkurtaj