Juventusi do të luajë në shtëpi ndaj Fiorentinës ndeshje e vlefshme për kampionat. Me titullin në kasafortë, trajneri Allegri ka folur për mediat rreth ndeshjes së nesërme, Ronaldon dhe dëmtimet.
“Kampionati i tetë resht është një motiv krenarie për të gjithë. Nesër duhet të jetë një festë dhe duhet të kënaqemi, pa negativitet, nuk do të kishte kuptim të mos festohej. Nëse nesër do të fitojmë kampionatin na ngelen edhe pesë ndeshje të tjera ku nuk duhet të bëjmë figurë të keqe.”
“Ronaldo është e ardhmja e Juventus-it edhe pse është 34 vjeç. Ka bërë një sezon fantastik dhë kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Sigurisht që është i mërzitur nga eliminimi, ashtu si i gjithë grupi, por është i qetë dhe nesër do të luajë.”
“Pjesën e mbetur të sezonit do të na duhet ta luajmë me praktikisht 13/14 lojtarë: Perin dhe Khedira duhet të operohen dhe ndoshta Mandzukic nuk luan më këtë vit. Dybala do të jetë jashtë për 20 ditë, Costa dhe Caceres për 10 ditë. Barzagli është më mirë, ndërsa Chiellini mund të kthehet për ndeshjen me Inter-in.”