Tirana do të luajë të hënën ndaj Vllaznisë dhe jo të shtunën siç ishte përcaktuar më herët.
Newsport.al mëson se ka qenë trajneri Ilir Daja që ka kërkuar nga ana e klubit të bënin kërkesën që sfida të zhvillohej në fillim të javës së ardhshme dhe jo këtë fundjavë.
Një zgjedhje objektive dhe logjike duke marrë parasysh se intensiteti i ndeshjeve gjatë javës së fundit ka qenë e lartë.
Bardheblutë luajtën të dielën ndaj Luftëtarit për kampionat, nesër do të jenë sërish përballë gjirokastritëve për Kupë dhe nëse do të luhej të shtunën ndaj Vllaznisë, koha e përgatitjet së sfidës do të ishte shumë vogël.