TIRANA-FLAMURTARI 1-0 (FT)
(Edon Hasani 88′)
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Ora 16:30
Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Mawejje, Greca, Halili, Hasani, Sentamu Trajner: Ardian Mema
Flamurtari: Koliqi, Kotobelli, Alla, Pollozhani, Mustafa, Cale, Batha, Siljanovski, Torassa, Useini, Alves Trajner: Ilir Daja
Përmbledhje: Tirana arriti të fitojë ndaj Flamurtarit në një takim emocionues duke mposhtur në minutat e fundit të lojës vlonjatët me rezultatin 1-0. Bardheblutë ishin dominues gjatë gjithë takimit, pasi patë mundësi të realizonin më shumë se një gol. Sentamu dhe Hasani shpërdoruan 4-5 raste të pastra. Por në fund, Hasani shleu gabimin dhe realizoi në minutën e 88-ë golin e artë. Flamurtari tentoi me vertikalizime, por ndihej mungesa e Tomislav Busicit në repartin sulmues. Pas përfundimit të fazës së dytë, Tirana largohet nga zona e mbijetesës duke grumbulluar 17 pikë (vendi i shtatë), ndërsa Flamurtari e mbyll këtë pjesë të parë të sezonit jashtë Europës në vendin e gjashtë me 28 pikë.
Komenti minutë pas minute:e
90’+5- Mbyllet takimi. Tirana merr një fitore të madhe ndaj Flamurtarit.
90′- Arbitri akordon 5 minuta shtesë.
88′- GOOOOOL. Hasani shënoN supergol.
81′- Kryesori ndryshon mendim. Kthen Pollozhanin në fushë. Pamjet tregojnë që kapi topin kokë.
80′- Pollozhani ndëshkohet me karton të kuq. Alla përplaset me Ngoonë.
76′- Hasani hedh në erë një tjetër gol. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.
64′- Michael Ngoo ndez ndeshjen me superkalim. Hasanin nuk shënon prapë.
61′- Mema ul Halilin për Ngoonë. Gati të hidhet në fushë dhe Asion Daja.
60′- Alessio Abibi i mohon golin Kalesë.
53′- Tirana kërkoi penallti. Arbitri vazhdon ndeshjen.
51′ dhe 52′- Abibi dhe Koliqi shpëtojnë skuadrat nga golat e sigurtë.
47′-Grent Halili gjuan nga vija fundore. Koliqin e shpëton shtylla.
46′- Fillon pjesa e dytë.
45’+2- Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”.
45′- Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.
41′- Sentamu e tepron. Nuk shënon as me portën bosh.
30′- Kërçiku kalon bukur Kotobellin. Cobbinah gjuan, por topi shkon për goditje këndi.
26′- Flamurtari rrezikon tani. Cale kroson, Abibi del nga porta, dhe Tirana shpëton mirë.
20′- Provon dhe Flamurtari. Torassa kroson për Calenë, por braziliani nuk e ka kokën “armën” më të mirë.
15′- Tirana i afrohet sërish golit. Sentamu nuk shënon dot nga fare afër.
3′- Tirana e nis vrullshëm. Halili gjuan fluturimthi, Koliqi devijon, por Greca nuk shënon dot.
1′-Fillon takimi. Topin e parë e shkelmon Tirana.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.