Tirana do të luajë të shtunën në transfertë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore të planfikuar nga stafi teknik. Nga klubi i Tiranës bëhet me dije që Domgjoni është rikuperuar dhe tashmë ka nisur stërvitjen.
“Skuadra vijon pergatitjet ne kompleksin “Skender Halili”. Te shtunen, ora 19:00, bardheblute luajne ne transferte perballe Flamurtarit. David Domgjoni ka lene pas demtimin per te nisur stervitjen, ndersa Olsi Teqja ka vijuar pergatitjet i diferencuar nga grupi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Tiranës.
Kujtojmë që kjo ndeshje është mjaft deçizive për objektivin e të dy skuadrave, mbijetesën në Superiore. Flamurtari ndodhet në vendin e shtatë me 32 pikë, aq sa dhe Tirana e vendit të tetë.