Ashtu sikurse në çdo javë Superliga na dhuron ndeshje shumë interesante, edhe kësaj here do të kemi një takim shumë interesant sikurse është ai mes Flamurtarit dhe Tiranës në Vlorë. Në lidhje me këtë takim skuadra e drejtuar nga Ardian Mema do të tentojë të marrë maksimumin në një fushë shumë të vështirë, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, këtë herë 24 herë kampionët e vendit duhe t’i bëjnë llogaritë pa 3 lojtar shumë të rëndësishëm.
Si fillim bëhet fjalë për sulmuesin Dejan Blazhevski, i cili në javët e para ka arritur të shënojë edhe gola, por që tashmë nuk mund ta ndihmojë më shumë skuadrën e tij. Më tej, Dorian Kërçiku dhe Namdi Oduamadi i shtohen listës së kryeqytetasve. Mbetet për t’u parë se kush do të triumfojë në këtë ndeshje, ku Daja dhe Mema ku pak ditë më parë ishin në një stol, tashmë ka ardhur momenti që të jenë kundërshtarë.