Kristian Prendi është rikthyer te Tirana. Sulmuesi i talentuar i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Bylisit ku luajti i huazuar për të rinisur sërish stërvitjen me ekipin ku është formuar si futbollist.
19-vjeçari është një lojtar i talentuar që premton shumë për të ardhmen. Në sezonin e fundit ai shënoi 3 gola për skuadrën e Bylisit ndërkohë që këtë vit me bardheblutë shumë më tepër. Trajneri brazilian i Tiranës Ze Maria është njohur dje me lojtarin ndërkohë që në ditët në vijim do të ketë më tepër mundësi për të parë cilësitë e tij.