Kampionati i Kategorisë së Parë ka përfunduar tashmë dhe Tirana fitoi edhe finalen e madhe në shifrat 2-0 kundër Kastritotit. Të dy ekipet do luajnë në sezonin që vjen në Superiore. Bardheblutë rikthehen pas një viti të pazakontë për ta në kategoritë inferiore të futbollit tonë. Por e ardhmja duket se do jetë e ndritur për 24 herë kampionët e vendit.
Drejtimi i ekipit pritet ti besohet sërish Ze Marias. Braziliani shihet si një person që mund ta udhëheqë me sukses ekipin edhe në Superligë. Pra Tirana e madhe dhe rikthimi i tyre në majën e futbollit shqiptar nis nga Ze Maria që mendohet në bashkëpunim me drejtuesit do ndërtojnë një ekip rivalizues për sezonin që vjen.