Tirana ka programuar të zhvilloj nesër një konferencë për mediat. Në orën 11:00, bardheblutë në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi” do të prezantojnë ndryshimet në klub dhe projektin për sezonin e ri. Presidenti Refik Halili dhe trajneri Ilir Daja do të flasin për zhvillimet e fundit në klub dhe në skuadër vetëm pak orë para se të nisë sezoni i ri. Bardheblutë kanë pësuar jo pak ndryshime gjatë muajve të verës me lojtarë të afruar si dhe me disa largime. Skuadra është gati ndërkohë që në konferencën e ditës së nesërme pritet të mësohen edhe të reja për menaxhimin e Tiranës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.