Skuadra e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme dy seanca stërvitore në prag të takimit me Skënderbeun që do të luhet në datën 22 shtator. Nëpërmjet një njoftimi publikuar pak minuta më parë në llogarinë e klubit në Facebook, njoftohet se skuara është e plotë, me përjashtim të Hoxhallarit i cili ndaj Luftëtarit u ndëshkua me dy të verdha.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Tiranës:
” Ekipi është kthyer në stërvitje, duke zhvilluar dy seanca stërvitore, paradite dhe mbasdite në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Me përjashtim të Hoxhallarit i cili ndaj Luftëtarit u ndëshkua me dy të verdha, pjesa tjetër e grupit është në dispozicionin e trajnerit Ze Maria. Një kalendar i ngjeshur për bardheblutë të cilët në pak ditë luajnë takime të rëndësishme për fazën e parë të kampionatit!”