Përforcim në çdo repart, shpenzime të mirëstudiuara dhe “luftë” për titullin kampion. Kjo është rezumeja më e shkurtër që mund të përshkruaj gjendjen aktuale të skuadrës së Tiranës. Bardheblutë, prej kohësh janë hedhur në sulm për të gjetur një qendërmbrojtës që do të mbajë peshën e prapavijës. Padiskutim duhet një lojtar me eksperiencë dhe opsioni më i mirë është Sedat Berisha.
Ky i fundit është pranë largimit nga skuadra e Vllaznisë dhe tashmë kërkon edhe rrogat e prapambetura. Shtatlarti i është drejtuar rrugëve gjyqësore, ku pritet t’i jepet edhe drejtim të ardhmes së tij. Ai është në kontratë me kuqeblutë edhe gjysmën e sezonit të ri futbollistik. Megjithatë tashmë kërkon lejekalimin dhe me gjasë klubi bardheblu do të jetë destinacioni i tij i ri.