Tirana ka nisur sot zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri që do të luaj në Kategorinë e Parë. Bardheblutë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në kompleksin “Skënder Halili” sot në mëngjes e më pas janë grumbulluar në hotel “Priviledge” në periferi të Tiranës.
Për 15 ditë skuadra do të qëndroj e izoluar dhe do të stërvitet intensivisht nën drejtimin e stafit brazilian me në krye Ze Marian. Gjatë kësaj periudhe janë programuar të zhvillohen edhe 3 ndeshje miqësore. E para do të luhet të shtunën në datën 12 gusht, në stadiumin “Selman Stermasi”, ora 17:00. Në këtë takim Tirana do të presë Lirinë e Prizrenit. Në axhendë janë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, detajet për të cilat ende nuk janë bërë publike.