Të shtunën, Tirana do të luajë në transfertë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët po tentojnë të marrin maksimumin për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria.
Të ndodhur në këto kushte, tifozët bardheblu, “Tirona Fanatics” bëjnë thirrje në kanalin zyrtar për të mbështetur të gjithë ekipin në Vlorë. Sipas tyre, kundër Tiranës po tentohet me çdo kusht që të lënë pikë. Ndaj në kanalin zyrtar në facebook, ata bëjnë thirrje:
“TIRONA KA NEVOJE PER NE !
Per ne nuk ka me dyshime se te gjithe, sot, punojne kunder Tirones e ne kurriz te saj, ama Tirona nuk eshte vetem, Tirona na ka ne!
TE SHTUNEN NE OREN 18:45, ne Vlone luajme nje ndeshje tejet te rendesishme pothuajse jetesore per kampionatin…
Ashtu sic na ka mesuar fakti dhe historia edhe kete ndeshje presioni ndaj Tirones do te jete i madh, per te bere cdo gje qe eshte e mundur, per te levizur cdo gur qe mund te levizet qe Tirona te lej pike, edhe plani i hienave kunder saj te permbushet.
Ne duhet te jemi aty, bashke, masivisht, per te marre fitoren e per te ndihmuar ekipin dhe gjithashtu per tu bere pengesa e ketyre dallavere qe edhe kete sezon duan tja bejne Tirones…
Kesaj
here jo, me cdo cmim!
#TironaNukOshtMallPaZOT
TE
GJITHE BASHKE DREJT VLORES
TE SHTUNEN…
PER TIRONEN…
KUNDER TE GJITHVE!”