Java e dytë e Superligës do të fillojë me përballjen Tirana-Teuta e cila do të luhet ditën e premte. Në “Selman Stërmasi” në orën 20:45, bardheblutë do të kërkojnë medoemos fitoren e parë të këtij sezoni për të shlyer humbjen e papritur me Kamzën të javës që kaloi.
Ditën e shtunë luhen dy takimet e tjera Laçi-Luftëtari dhe dhe Kamza-Partizani në orën 16:45. Gjirokastritët duan të shmangin një tjetër rezultat fatal pasi u mposhtën nga Kasrioti. Në të njëjtën linjë është dhe Partizani, i cili udhëton në Kamëz për të marrë fitoren që do të çlironte kampin e kuq.
E diela mbyllet me sfidat Kastrioti-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi, që është dhe përballja e javës. Krutanët do të kërkojnë të befasojnë Skënderbeun, që mori një fitore me vlera në sfidën e së premte me Partizanin në momentet e fundit të ndeshjes, kurse Flamurtari e Kukësi nuk pranojnë rezultat tjetër përveç fitores. Këto takime do të luhen respektivisht në orën 16:45 dhe 19:45.