Tirana është shpallur fituese e Kupës së Federatës në volejboll për femra, pas fitores 3-1 arritur ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, sfidë e luajtur sot pasdite në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park.
Një ndeshje me rivalitet dhe emocione dhuruar nga lojtaret e të dyja skuadrave, duke argëtuar të pranishmit në këtë event të organizuar nga FSHV.
Partizani – Tirana, 1-3 (21-25, 25-23, 16-25, 20-25)