Tirana ka konfirmuar ditën e djeshme Ze Marian në krye të skaudrës bardheblu ehde për dy vite të tjera, duke i rinovuar kontratën këtij të fundit. Sigurisht që kjo ishte një çesthje e rëndësishme që është mbyllur me sukses.
Dëshirat kryesore të teknikut brazilian ishte garancia financiare dhe afrimi i 7-8 lojtarëve në këtë merkato. Sigurisht që ky kusht është pranuar nga drejtuesit dhe firma tashmë është hedhur e zeza mbi të bardhë.
Edhe pse kjo çështje është mbyllur, te bardheblutë ka ende çështje për të zgjidhur. Fillimisht është çështja e borxheve e cila duhet zgjidhur menjëhrë pas zyrtrarizimit të trajnerit. Çështja e Muzakës e cila nuk premton kohë.
Gjëja e dytë që duhet të nisë sa më shpejt është merkatoja dhe rinovimet. Rikthimi në Sperligë sigurisht që kërkon impenjime të tjera dhe forca të reja, gjë e cila pritet të zgjidhet ditët në vijim nga bardheblutë.