Tirana do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut, në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Ky takim pritet të ndiqet me interes nga shumë tifozë bardheblu, pasi do të jetë deçizive për ecurinë e të dy ekipeve.
Burime për newsport.al kanë bërë me dije që çmimi i biletave do të jetë 200 lekë dhe të gjithë mbështetësit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë do të kenë mundësi t’i gjejnë biletat të mërkurën paradite në sportelet e stadiumit “Selman Stermasi”.