Nesër, Tirana do të luajë kundër Ibar në basketboll për meshkuj, ndeshje e vlefshme për Balkan League. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, klubi bardheblu tregon axhendën e takimit dhe gjithashtu thekson se kjo është sfida më e rëndësishme e vitit.
Ndeshja do të luhet në orën 18:30 në Parkun Olimpik. Ekipi që do të arrijë të triumfojë do të shkojë në fazën Play-Off.
” Nesër, ndeshja e radhës në BIBL. KB Tirana – Ibar. Ndeshja më e rëndësishme e vitit. Kush fiton nga dy ekipet futet në Play-Off. Ora 18:30, Parku Olimpik”, thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.