Tirana do të luajë kundër Makabi Tel-Aviv, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Europa League. Ky takim do të gjykohet nga Tihomir Pejin.
Kroati 33-vjeçar ka drejtuar edhe më parë ndeshje në fazat e parë të Europa League, si edhe ndeshje të eliminatoreve të Europianit të U-21. Ndërsa asistentët e tij do të jenë Goran Pataki dhe Kruno Shariç. Arbitër i katërt është Dario Bel.