Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj u shpall kampione e Shqipërisë, titull që mungonte prej 5 vitesh. Pasi mundën 3 herë në finale Vllaznisë, bardheblutë festuan së bashku me Fanatiksat në “Asllan Rusi”.
Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe klubi i Tiranës së futbollit, ku përmes një postimi në faqen zyrtare uron: “Nje urim special per kampionet bardheblu qe sot rikthyen titullin ne kryeqytet. KF Tirana uron KB Tiranen per tripleten fantastike kete sezon”.