Tirana ka arritur të fitojë në volejboll për femra në ndeshjen kundër Teutës. Skuadra bardheblu fitoi me përmbysje kundër ekipit durrsak në takimin e parë gjysmë finale të luajtur në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Kjo ndeshje ishte mjaft rivalitet, ku volejbollistet e dy skuadrave dhuruan emocione dhe spektakël duke e bërë fundin e takimit dramatik.
Tirana – Teuta, 3-2 (18-25, 16-25, 25-18, 25-23, 15-12)