Nesër, Shqipëria do të luajë kundër Skocisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Prej disa ditësh, tifozët skocezë kanë mbërritur në vendin tonë. Me veshjen e tyre karakteristike, me fund dhe bluzë me mëngë të shkurtra, ata kanë “pushtuar” Tiranën.
Një nga gazetarët e newsport.al ka dalë në terren për të marrë një opinion të tyre për eksperiencën në Shqipëri, por edhe një parashikim për ndeshjen e nesërme. Njëri nga ata deklaroi për Newsport.al që Tirana i kishte lënë mbresa të mira. Por, ajo që i kishte bërë përshtypje ishin birrat e lira. “Tirana qenka qytet i bukur. Këtu qenka shumë mirë. Më pëlqen të qëndroj sepse dhe birrat qenkan shumë të lira”, thotë fillimisht ai. I pyetur më pas nëse do të jenë nesër në Shkodër, tifozi u përgjigj: “Po do të shkojmë në Shkodër, në “Loro Boriçi”. Fitojmë ne 2-1″, u shpreh një nga mbështetësit e Skocisë për newsport.al.