Sot në stërvitje me Tiranën në Serbi janë bashkuar dy futbollistë japonezë, të cilët kanë ardhur të dy nga kampionati malazez dhe kanë çuditur sportdashësit shqiptarë për faktin se si arriti t’i gjente Tirana këta dy futbollistë.
Ryota Noma, i ardhur nga Rudari, ra në sytë e drejtuesve të Tiranës pikërisht në ndeshjet e turit të parë kualifikues të Europa League, ku Rudar u ndesh me Kukësin. Noma luajti të dyja ndeshjet si titullar dhe paraqitje e tij tepër pozitive tërhoqi vëmendjen e Tiranës, të cilët bënë çmos për ta bindur atë t’i bashkohet bardhebluve në një provë disa ditore ku nëqoftëse bind trajnerin Daja do të bëhet pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.
Noma luan si sulmues krahu dhe ka karakteristika të mira si futbollist. Ai mund t’i shërbejë shumë Tiranës pasi bardheblutë kanë vuajtur gjithnjë për futbollistë cilësorë në repartin ofensiv.